Gjashtë yje të Hollivudit tregojnë përse nuk janë bërë nëna

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Gjashtë yje të Hollivudit tregojnë përse nuk janë bërë nëna

Shumë gra të industrisë botërore të muzikës dhe kinematografisë po thyejnë barriera dhe po shkatërrojnë stereotipet në lidhje me mëmësinë dhe ky aspekt i jetës së tyre personale tërheq vazhdimisht vëmendje. Vitet e fundit, gjithnjë e më shumë gra po zgjedhin të fokusohen në ndërtimin e një karriere të suksesshme duke e lënë krijimin e familjes për në plan të dytë dhe ky ndryshim në mendësi ka ndezur ndër vite debtate rreth çfarë do të thotë të jesh një grua e famshme dhe presioneve shoqërore që vijnë me titullin e “VIP-it”. Disa prej tyre kanë ndarë publikisht arsyet përse nuk janë bërë nëna:

 

Oprah Winfrey

 

Advertisement

6 yje të Hollivudit tregojnë përse nuk janë bërë

 

“Nëse do të kisha fëmijë, ai do të më urrente,”-rrëfeu Winfrey në një intervistë, ku theksoi se nuk i vjen keq që ka hequr dorë nga mëmësia për karrierën e saj.

 

Advertisement

Dolly Parton

6 yje të Hollivudit tregojnë përse nuk janë bërë

 

Parton shpjegoi se ajo zgjodhi të mos kishte fëmijë sepse besonte se nuk ishte rruga e jetës së saj të bëhej prind. “Nëse nuk do të kisha pasur lirinë për të punuar, nuk do të kisha bërë të gjitha gjërat që kam bërë. Nuk do të isha në gjendje të bëja çfarë jam duke bërë tani,”-tha Dolly kur u pyet në lidhje me karrierën dhe fëmijët.

Advertisement

 

Mary J. Blige

 

6 yje të Hollivudit tregojnë përse nuk janë bërë

Advertisement

 

“Unë kam mbesa dhe nipër. Shoh vazhimisht sesi pas ndarjes njerëzit debatojnë se kush do të marrë kujdestarinë e fëmijës. Nuk dua ta kaloj këtë. Më pëlqen liria ime. Më pëlqen të jem në gjendje të ngrihem çdo mëngjes dhe të bëj atë që dua të bëj. Nuk dua të kujdesem për dikë gjatë gjithë kohës,”-tregoi këngëtarja.

 

Helen Mirren

Advertisement

 

    6 yje të Hollivudit tregojnë përse nuk janë bërë

     

    “Nuk ishte fati im. Për një kohë të gjatë mendova se ishte dhe prisja të ndodhte, por ja që ai moment nuk erdhi kurrë. Nuk më intereson çfarë mendojnë njerëzit për mua. Mëmësia nuk ka qenë kurrë një dëshirë e imja,”-zbuloi aktorja në një intervistë.

    Advertisement

     

    Renée Zellweger

     

    6 yje të Hollivudit tregojnë përse nuk janë bërë

    Advertisement

     

    “Nuk kam pasur kurrë pritshmëri si: ‘Kur të jem 19 vjeç do të bëj këtë dhe kur të kem mbushur 25 do bëj këtë gjënë tjetër.’ Unë thjesht i marr gjërat ashtu siç vijnë. Dua të jem e pavarur dhe të jem në gjendje të kujdesem për veten. Asgjë tjetër nuk ka vlerë,”-u shpreh aktorja.

     

    Jennifer Aniston

    Advertisement

     

    6 yje të Hollivudit tregojnë përse nuk janë bërë

     

    “Një burrë që divorcohet nuk akuzohet kurrë se ka zgjedhur karrierën në vend të fëmijëve. Përse u ndodh vetëm grave ky fenomen? Asnjëherë nuk kam thënë se nuk dua të kem fëmijë. Gratë që më frymëzojnë më shumë janë ato që kanë bërë karrierë dhe fëmijë. Përse ta kufizoj veten?”-tha ylli i “Friends” gjatë një interviste./Living/

    Advertisement
    Share.

    Comments are closed.

    Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy