Besimtarët myslimanë në të gjithë botën po festojnë Fiter Bajramin.
Pas përfundimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, xhamitë në të gjithë botën mbajtën lutjet e veçanta të Bajramit, ndërsa disa kanë organizuar hapësira më të mëdha lutjesh në ambientet e jashtme.
Advertisement
Nga Azia në Lindjen e Mesme, Europë dhe Amerikë myslimanët uruan njëri-tjetrin, pas faljes së namazit në xhami.
Si çdo vit, qyteti i shenjtë i Mekës ka pritur qindra mijëra besimtarë.
Advertisement
Edhe xhamia Al Aksa në Jeruzalem priti mëngjesin e kësaj të premteje lutjet e mijëra besimtarëve, pavarësisht tensioneve të muajit të fundit.
Advertisement
Xhamia historike Blu në Turqi gjithashtu mblodhi mijëra besimtarë.
Advertisement
Fiter Bajrami është një nga dy festat më të rëndësishme të kalendarit islamik.
Advertisement