Fiter Bajrami në kushte pandemie, si u festua sot në botë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Fiter Bajrami në kushte pandemie, si u festua sot në botë

Atmosfera e festës së Fiter Bajramit edhe në botë, ka ardhur më e lehtësuar në vitin e dytë gjatë pandemisë. Besimtarët myslimanë në Kosovë dhe vendet e tjera të rajonit, i janë bashkuar faljes së namazit duke respektuar distancimin fizik, mbajtjen e maskës si dhe shmangien e grumbullimeve të mëdha.

 

 

Prijësit fetarë janë kujdesur që në mesazhet për tolerancë dhe bujari, të kujtojnë faktin që pandemia ende nuk ka marrë fund prandaj edhe festimet duhet të jenë të kujdesshme.

Advertisement

 

 

Ndërkohë në Mekë, këto pamje vijnë si një shpresë e shtuar për rikthimin në normalitet. Një vit më parë qabja ishte krejtësisht e boshatisur. Kusht për frekuentimin e vendit më të shenjtë në botën islame, ishte vaksinimi i plotë kundër koronavirusit por ndërkohë është detyruar edhe mbajtja e maskës si dhe distancimin fizik.

 

Advertisement

 

Në Pakistan dhe vende të tjera me shumicë myslimane, pjesëmarrja në faljen e namazit të Bajramit ka qënë më masive. Fushata e imunizimit në të gjithë botën ka mundësuar që këtë vit, festa t’i ngjajë më shumë panoramës së para pandemisë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy