
Një makinë tip Ford ka marrë flakë në lëvizje në Rrugën e Arbrit.
Policia në njoftimin e bërë publik për mediat bën me dije se shkak dyshohet të ketë qenë një defekt teknik.
Advertisement
Nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Tiranë/Informacion paraprak
AdvertisementMe datë 27.04.2023, në Rrugën e Arbrit, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur plotësisht mjeti tip “Ford”, me drejtues shtetasin G. M., dhe si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.
AdvertisementGrupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.