Olen Çezari masterclass në lice, violinistri mbështet nxënësit e talentuar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Olen Çezari masterclass në lice, violinistri mbështet nxënësit e talentuar

Violinisti Olen Çezari rikthehet në lice, aty ku ka kryer dhe studimet e para drejt rrugës së muzikës, por këtë herë për të mbajtur një masterclass. Misioni është mbështetja e nxënësve të liceut artistik “Jordan Misja” si dhe përgatitja e tyre për tregun ndërkombëtar.

 

OLEN ÇEZARI

 

Advertisement

VIOLINIST

 

“Misioni im personal ishte që nxënësit të përqendrohen jo te hallakatjet që vijnë nga teknologjia, interneti, por të përqendrohen te muzika, që është një gjuhë universale me të cilën të mund të komunikojnë me të gjithë botën. Dhe së dyti ti hapet vizioni i tyre, të bëhen të pavarur, ta shfrytëzojnë muzikën klasike si çelësi i hapjes së muzikës në total.”

 

Advertisement

 

Talentet e rinj violinisti i sheh premtues për të ardhmen dhe rrugëtimin e tyre në muzikë.

 

OLEN ÇEZARI

Advertisement

 

VIOLINIST

“Ka shumë talente në këtë institucion, ka shumë nxënës te piano, kitara, violonçeli, kanto etj, pra ka shumë brumë të mirë. Ne mbartim një pedagogji fantastike. Ideja dhe problematika qëndron te vullneti. Ka shumë interferenca dhe gjëja më e bukur muzika mund të jetë një nga këto ndihma që i çon kalamajtë drejt një gjëje reale.”

 

Advertisement

Pas përfundimit të masterclassit, mes projekteve brenda dhe jashtë vendit, Olen Çezari veçon rikthimin gjatë sezonit veror me festivalin e përvitshëm në “Porto Palermo”.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy