“Wave Symphony” në Lice; tenori Gerald Murrja me koncert recital, por në skenë ngjiten edhe artistë të tjerë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Wave Symphony” në Lice; tenori Gerald Murrja me koncert recital, por në skenë ngjiten edhe artistë të tjerë

Për herë të parë tenori Gerald Murrja sjell sonte në mbrëmje në sallën “Tonin Harapi” në Liceun Artistik koncertin recital “Wave Symphony”.

 

Projekti, i cili shënon një hap të rëndësishëm për zhvillimin e muzikës profesionale shqiptare ka si qëllim  gjallimin e jetës muzikore të kryeqytetit.

 

Advertisement

Ndonëse prej kohësh tenori është pjesë e skenave të ndryshme, ky koncert për të është i një rëndësie të veçantë.

 

GERALD MURRJA

TENOR

Advertisement

“ky recital u bë disa kohë që ka filluar përgatitjet. Mund të them mbi dy muaj. Është një grup shumë i madh instrumentistësh, këngëtar të ftuar, është një fabrikë e madhe që po punojmë me njëri tjetrin dhe shpresojmë të japim një produkt sa më të mirë. Ky koncert është një risk shumë i madh për mua duke qenë se po bëj një bashkim të muzikës klasike dhe asaj të lehtë dhe shpresoj të jetë një fillim i mbarë, dhe pse jo ta kthejmë në një traditë këtë lloj koncerti.”

 

Por cilët janë emrat e mëdhenj të muzikës që do të interpretojnë krah artistit Murrja?

 

Advertisement

GERALD MURRJA

TENOR

“Mund të përmend disa emra do të jetë tenori i mirënjohur Kastriot Tusha, do jetë këngëtarja Soni Malaj, Tiri Gjoci si dhe sopranoja e teatrit të operës dhe baletit Renisa Laçka.”

 

Advertisement

Një moment tejet i vecante është ndarja e skenës me artistin Kastriot Tusha, i cili ka qenë edhe profesori i tij.

 

KASTRIOT TUSHA

TENOR

Advertisement

“Ndjehem shumë mirë, sepse Geraldi është një zë i bukur, një zë që shpresojmë ta shohim në skenën e Teatrit të Operës, aty ku është, por i ka ngjarë profesorit të vet sepse lëviz me zhanerat nga serenatat te musical. Është një djalë shumë serioz dhe unë jam shumë i kënaqur që do të jem prezent në recitalin e tij të parë.”

 

Koncerti “Wave Simphony”, që media partner ka televizionin kombëtar Vizion Plus do të mbahet në orën 19.00 në  Liceun Artistik.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy