Tring sjell me dhjetëra episode premierë çdo ditë, gjithçka që mund të pëlqeni nga bota e serialeve turke

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tring sjell me dhjetëra episode premierë çdo ditë, gjithçka që mund të pëlqeni nga bota e serialeve turke

Ju pëlqejnë serialet turke? I përjetoni historitë e personazheve të tyre si të ishin tuajat? Kërkon të shihni gjithmonë e më tepër prej tyre? Atëherë, Tring është platforma e duhur për ju. Me dhjetëra episode premierë çdo ditë, gjithçka që mund të pëlqeni nga bota e serialeve turke, të cilat janë shndërruar në një trend botëror, do ta gjeni në  kanalet e dedikuara tematike të Tring. Që nga titujt më të rëndësishëm dhe më të suksesshëm të momentit, superproduksione ende në prodhim e sipër e deri te serialet suksesi i të cilave është ende i pakohë.

 

Maratona e premierave nis në Turkish Stories me një ndër serialet turke më të vlerësuara ndër vite, “DILA”, me protagonistë aktorin e madh Erkan Petekaja dhe Hatixhe Sendil, por edhe me një linjë subjekti mjaft të ndjeshme mes hakmarrjes e dashurisë, të cilin e ndiqni nga e hëna në të premte, ora 16:00.

 

Advertisement

 

Për të vazhduar më pas me një tjetër premierë, serialin dramatik-biografik, “TYRKAN”, në Kanal D Drama, i cili trajton një histori plot dritëhije për një periudhë aspak të lehtë dhe ka në fokus një prej personaliteteve më të shkuara në Turqi, si Tyrkan Sajlan, por tashmë parë në disa dimensione, edhe në sferën personale. Serialin e ndiqni nga e hëna në të premte, ora 17:00.

 

Advertisement

 

Por sigurisht që nuk mbaron me kaq, “FAMILJA KARADA”, një subjekt dramatik bazuar në romanin “Vëllezërit Karamazov” të Fjodor Dostojevskit, por me ngjarje të vendosura në Turqinë e viteve 1920, me një konflit që zhvillohet me dy fronte, brenda familjes dhe jashtë saj. Një baba, djemtë e tij të ndryshëm nga njëri-tjetri dhe një grua përballë tyre… “Familja Karada”, nga e hëna në të premte, ora 17:45, në Turkish Stories.

 

Advertisement

 

Në 19:30, nga e hëna në të premte, në Kanal D Drama, një klasik i pavdekshëm për evokon gjithmonë nostalgjinë, por edhe kureshtjen e shikuesve, “DASHURI E NDALUAR”, aq të dashurit Bihter dhe Behlul dhe drama e tyre plot pabesi dhe pasion.

 

Advertisement

 

Kurse në prime-time, vjen një xhevahir i serialeve turke, një nga produksionet më të rëndësishme të viteve të fundit, padyshim seriali i vitit, ai me titullin “TRI MOTRAT”, nga e hëna në të premte, ora 20:10 në Tring Series dhe ora 21:00 në 3Plus. Një histori që i ka kapërcyer bindshëm kufijtë e një seriali klishe, një dramë e mrekullueshme për dashurinë, për të vërtetat e pathëna, për pasojat që sjellin sekretet e trashëguara për vite…

 

Advertisement

Tring sjell me dhjetëra episode premierë çdo ditë, gjithçka që mund të pëlqeni nga bota e serialeve turke

 

Por, fundjava sjell një tjetër histori zemrash, atë me titullin “ZEMRA TË LËNDUARA”, serialin i cili është bërë shoqëruesi i mbrëmjeve tuaja, çdo të shtunë dhe të diel ora 20:00, në 3Plus, me pese episode premierë. Historia e një babai që ka vuan se ka humbur të birin, e një vogëlushi të rritur jetim dhe e motrës së tij, e cila e ka dashur dhe mbrojtur mbi veten e saj. Rrugë që ndërthuren nga e shkuara, por edhe nga e ardhmja…

 

Advertisement

 

Dhe këta janë vetëm disa nga dhjetëra titujt, episodet e të cilëve transmetohen çdo ditë në kanalet e dedikuara për serialet turke, në të cilët, jemi të sigurt se gjithkush prej jush gjen diçka që i përshtatet preferencave të veta, si në subjekt edhe personazhe apo kast aktorësh, vetëm me Tring.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy