Kanal i ri për serialet turke/ Tring sjell shërbimin ekskluziv për të apasionuarit e filmit turk

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kanal i ri për serialet turke/ Tring sjell shërbimin ekskluziv për të apasionuarit e filmit turk

Platforma Tring është gjithmonë shumë pranë audiencës së madhe që e ndjek. Pikërisht duke marrë parasysh trendet e larta të shikueshmërisë, sjellim Turkish Stories, i cili, duke nisur nga pasditja e datës 12 dhjetor do të shndërrohet në një vendtakim të përditshëm për të gjithë adhuruesit e serialeve dhe historive turke.

 

 

Turkish Stories do të jetë një kanal i dedikuar, i cili nis transmetimin me pesë seriale të reja çdo pasdite. Me subjekte e tematika të ndjeshme, me protagonistë, me histori të vërteta, aty gjithkush do të gjejë një copëz jete. I krijuar mbi një katalog të larmishëm, të përzgjedhur bazuar në kërkesat e shumta të shikuesve, serialet do të nisin transmetimin në orën 16:00, për të vijuar më pas njëri pas tjetrit, në një skaletë programore të konceptuar enkas për të mos humbur asnjë episod. Me protagonistë disa prej aktorëve më në zë turq si Erkan Petekaja, Ozge Ozpirinçi, Hatixhe Sendil, Xhaner Xhindoruk, Pinar Deniz, Kan Urganxhollu, Alina Boz e shumë të tjerë, do të nisë një rrugëtim i gjatë e mbresëlënës që do të ketë në qendër të tij historitë, ato më të bukurat, ato më emocionueset.

Advertisement

 

 

Ndërkohë që fundjava, do të sjellë të tjera emocione, ato të filmit artistik turk, një zhanër i cili me t’u lëvruar për herë të parë ka afruar pranë vetes shikues të shumtë. Premierat e fundit të kinemasë dhe televizionit turk, por edhe filmat më të ndjekur e të vlerësuar me çmime.

 

Advertisement

 

E teksa Turkish Stories përgatitet të nisë rrugëtimin e tij televiziv në platformën Tring, ju mbani mend datën 12 dhjetor dhe takimin tuaj me personazhet e historitë që aq shumë i keni kërkuar.

 

 

Advertisement

Turkish Stories, një kanal, mijëra histori, ekskluzivisht në Tring.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy