Zgjedhjet vendore/ Ja ku votojnë liderët e forcave politike dhe kandidatët e Tiranës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zgjedhjet vendore/ Ja ku votojnë liderët e forcave politike dhe kandidatët e Tiranës

Mbi 3 milion shqiptarë që kanë të drejtë vote do t’i drejtohen sot kutive të votimit për të zgjedhur drejtuesit e tyre vendorë për 4 vitet e ardhshme.

 

Kryeministri Edi Rama pritet të votojë rreth orës 9 në qendrën e tij të votimit në Surrel. Rama ashtu si çdo vit do të jetë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda Rama.

 

Advertisement

Po në orën 9 është parashikuar që të hedhë votën e tij i shoqëruar nga bashkëshortja edhe Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, në ambientet e shkollës 9-vjeçare “Kongresi i Lushnjës”. Sa i përket drejtues tjetër të rëndësishme të shtetit shqiptare, kryeparlamentarja Lindita Nikolla pritet që të zgjedhë në orën 11:00 në qendrën e votimit e ngritur në shkollën “Kushtrimi Lirisë”në Njësinë Administrative nr. 1 në Tiranë.

 

Nga ana tjetër Sali Berisha do të votojë aty ku prej vitesh ka hedhur votën e tij, në shkollën 9 Vjeçare “Kosova”, në Njësinë Bashkiake nr. 2 në kryeqytet.

 

Advertisement

Aleati i tij Ilir Meta voton edhe ai si gjithmonë në qendrën e votimit në ambientet e Kopshti nr.31, në rrugën “Pjetër Bogdani” në Njësinë Bashkiake nr. 5, i shoqëruar nga bashkëshortja, deputetja Monika Kryemadhi.

 

Ndërkohë që kryetari i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, do të votojë në orën 9.45 pranë QV në Shkollën e Mesme Ekonomike, Përballë me pedonalen.

 

Advertisement

Sa i përket kandidatëve kryesorë për bashkinë e kryeqytetit duhet thënë se kandidati socialist Erion Veliaj pritet të votojë në orën 9 , te Parku Olimpik, Zyrat e Agjencisë Parqeve dhe Rekreacionit.

 

Kandidati i ‘Bashkë Fitojmë’ Belind Këlliçi do të votojë në Shkollën “Dora d’Istria” në orën 8.30. Ndërkohë që i fundit prej tyre, pritet të votojë kandidati i PD për kryetar bashkie në Tiranë, Roland Bejko, i cili e hedh votën në orën 11.00 pranë qendrës së votimit në shkollën “Gustav Mayer” në afërsi të rrugës Frosina Plaku. Kandidati i Lëvizjes BASHKË, Arlind Qori, voton në orën 10:30 tek Liceu.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy