Zgjedhjet vendore/ Partitë dorëzojnë kandidatët, Tirana më e ‘lakmuara’

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zgjedhjet vendore/ Partitë dorëzojnë kandidatët, Tirana më e ‘lakmuara’

Më e lakmuara për vendoret e majit është Tirana. Për bashkinë më të madhe në vend, në garë do të jenë pesë kandidatë. Socialistët do të kërkojnë fitoren me Erion Veliaj, Partia Demokratike zyrtare me Roland Bejkon dhe koalicioni “Bashkë Fitojmë me Belind Këlliçin.

 

Krah forcave kryesore politike do të jenë edhe kandidatët, Arlind Qori nga partia politike e sapokrijuar “Lëvizja Bashkë” dhe Lajla Përnaska, ish-deputetja demokrate që do të garojë nën siglën e PDIU-së, së Shpëtim Idrizit.

 

Advertisement

Në 60 bashkitë e tjera, gara për karrigen e kryebashkiakut do të zhvillohet mes dy ose tre kandidatëve. Në bashkitë e mëdha dhe kryesore si në Elbasan, Durrës apo Shkodër, ku opozita me udhëheqës politik Sali Berisha flet për një garë të fortë për shkak të kandidatëve në garë, do të ketë vetëm dy emra, i socialistëve dhe koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

 

Nga gara për kryebashkiakë kanë hequr dorë partitë e tjera, aleate të opozitës dhe pozitës.

 

Advertisement

Agrarët e Agron Dukës, republikanët e Fatmir Mediut, “Aleanca Progresiste LZHK” e Dashamir Shehit e Astrit Patozit dhe socialdemokratët e Tom Doshit do të garojnë vetëm me këshilla bashkiakë në të 61 njësitë e qeverisjes vendore.

 

Për të patur përfaqësi në qeverisjen vendore për katër vitet e ardhshme, kanë dorëzuar kandidatë edhe parti të tjera të vogla nga “Nisma Thurje”, “Fryma e Re Demokratike” apo “Lëvizja e Legalitetit”.

 

Advertisement

Për të dytën herë në një proces zgjedhor, demokratët shkojnë me dy kandidatë për kryebashkiakë, ata të dalë nga primaret e Sali Berishës dhe të komanduarit në krye të PD-së zyrtare, Enkelejd Alibeaj.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy