minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Dameva ka ngritur kallëzim penal në Gjykatën Administrative për shkarkimin e saj nga funksioni i kryetares së Këshillit Gjyqësor - Struga.info


Dameva ka ngritur kallëzim penal në Gjykatën Administrative për shkarkimin e saj nga funksioni i kryetares së Këshillit Gjyqësor

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ish-kryetarja e Këshillit Gjyqësor, Vesna Dameva ka ngritur padi deri te Gjykata Administrative, me të cilën e konteston legjitimitetin e vendimit të marrë për shkarkimin e saj nga funksioni kryetare e Këshillit gjyqësor.

“Duke e pasur parasysh angazhimin tim për sundimin e drejtësisë, si dhe se çdo paligjshmëri duhet të rihetohet dhe vërtetohet në procedurë dhe në mënyrë konform me ligjin, kam ngritur padi deri te Gjykata Administrative, me të cilën e kontestoj legjitimitetin e vendimit të marrë për shkarkimin tim nga funksioni kryetare e Këshillit gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, e cila në bazë bazohet në fakte, të cilat tashmë i njeh opinioni, e ato janë se vendimi është marrë pa ekzistencën e bazës ligjore dhe pa u zbatuar procedura e caktuar me ligj”, deklaroi Dameva për AIM.

Dameva, siç deklaroi ka ngritur edhe kallëzim penal në PTHP Shkup për shkak të shkeljeve të kryera dhe tejkalimet e ligjit, të cilët bëjnë pjesë në fushën e sferës penale-juridike

Mbrojtjen ligjore, siç sqaron e kërkon jo për shkak të asaj personalisht, por për mbrojtjen e reputacionit të institucionit të Këshillit gjyqësor dhe rëndësisë së pozitës së kryetarit të Këshillit gjyqësor dhe integritetit të atyre që e përbëjnë institucionin.

Advertisement

“Mbetem konsistent me bindjen time se sistemi i drejtësisë ka kapacitet për t’iu përgjigjur të gjitha sfidave dhe për t’u ofruar mbrojtje ligjore qytetarëve dhe besoj se institucionet kompetente do të jenë në lartësinë e detyrës së tyre, me çka në procedurën ligjore do të konstatohet që arbitrariteti dhe paligjshmëria nuk guxon të sundojë në institucionet e vendit dhe se e njëjta nuk do të mbetet e harruar dhe e pasanksionuar”, thotë Dameva.

The post Dameva ka ngritur kallëzim penal në Gjykatën Administrative për shkarkimin e saj nga funksioni i kryetares së Këshillit Gjyqësor appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy