minibus hire UK cloud hosting fuel prices struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel
Arti italian në zi. Ndahet nga jeta një nga kompozitorët më të mëdhenj në botë. - Struga.info


Arti italian në zi. Ndahet nga jeta një nga kompozitorët më të mëdhenj në botë.

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Arti italian në zi. Ndahet nga jeta një nga kompozitorët më të mëdhenj në botë.

Ennio Morricone, një nga kompozitorët më të mëdhenj në botë, ka vdekur ditën e sotme në moshën 91 vjeçare.

Disa ditë më parë Morricone kishte thyer femurin dhe vdiq brenda natës në kampusin biomjekësor të Romës nga pasojat e rënies.

Funerali i Ennio Morricone do të mbahet në formë private “në lidhje me ndjenjën e përulësisë që gjithmonë kanë frymëzuar aktet e ekzistencës së tij”. Familja e fituesit të çmimit Oscar e njoftoi këtë përmes mikut dhe avokatit të tyre Giorgio Assumma.

Morricone, sipas njoftimit, vdiq në mëngjesin e 6 korrikut në Romë me rehatinë e besimit. Assumma shton se:

Advertisement

“Mjeshtri ka ruajtur deri në fund kthjelltësinë e plotë dhe dinjitetin e madh. Ai përshëndeti gruan e tij të dashur Maria që e shoqëroi me përkushtim në çdo moment të jetës së tij dhe ishte afër tij derisa fryma e fundit I ndau. Ennio falënderoi fëmijët dhe nipërit e tij për dashurinë dhe kujdesin që i dhanë. Ai i kushtoi një moment edhe audiencës së tij për përkrahjen e dashur nga e cila ai ka tërhequr gjithmonë forcën e krijimtarisë së tij”.

The post Arti italian në zi. Ndahet nga jeta një nga kompozitorët më të mëdhenj në botë. appeared first on Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy