Sulmohet gjatë natës Belgorodi, dëmtohet tubacioni i gazit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sulmohet gjatë natës Belgorodi, dëmtohet tubacioni i gazit

Grupi anti-Putin ka sulmuar sërish gjatë natës Belgorodin.

 

Guvernatori i këtij rajoni, Vyacheslav Gladkov ka konfirmuar sulmin dhe ka dhënë detaje lidhur me bombardimet. Ai ka deklaruar se sulmi është kryer nga shtetas që janë kundër presidentit Putin, të cilët janë në linjë me ushtrinë ukrainase.

 

Advertisement

 

Gladkov nuk raportoi për viktima, por tha se një tubacion gazi dhe një linjë e transmetimit të energjisë u dëmtuan nga predha.

 

Gjithashtu u dëmtua dhe një dyqan në zonë.

Advertisement

 

Ai shtoi se shërbimet e urgjencës kanë qenë në vendngjarje. Belgorod kufizohet me Ukrainën verilindore.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy