Një motor i Policisë Rrugore është përfshirë në një aksident në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës”, në Fier.
Mësohet se një automjet tip “Ford” ka përplasur motorin që drejtohej nga një punonjës i policisë. Për pasojë, ky i fundit është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Advertisement
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.