Bujar Osmani mirëpret lirimin e policëve të Kosovës: Ftoj të dy palët për normalizim të marrëdhënieve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Punëve të Jashtme i RMV-së, njëherit edhe kryesues i OSBE-së, Bujar Osmani, e ka mirëpritur lirimin e policëve të Kosovës, të cilët u rrëmbyen nga Serbia.

Osmani në një postim në rrjetet sociale i fton Kosovën dhe Serbinë për deeskalim dhe normalizim të marrëdhënieve.

“Si kryetar i rradhës i OSBE-së, mirëpres vendimin për lirimin e tre policëve të Kosovës dhe u bëj thirrje palëve që të fillojnë zbatimin e Udhërrëfyesit të cilin e propozova për deskalim dhe normalizim”, ka shkruar Osmani.

Ndryshe, sot Gjykata në Kralevë ka marrë vendim për lirimin e tre policëve të Kosovës që ishin rrëmbyer nga forcat serbe me 14 qershor.

Advertisement

Arrestimi i tre policëve kishte nxitur reagime të shumta, ku u kërkua lirimi i menjëhershëm dhe pa kushte.

Lirimin e tre policëve e kanë kërkuar Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /Telegrafi/

The post Bujar Osmani mirëpret lirimin e policëve të Kosovës: Ftoj të dy palët për normalizim të marrëdhënieve appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy