Bujar Osmani bën thirrje për qetësimin e tensioneve në veri të Kosovës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qetësimi të tensioneve dhe deeskalim të situatës në veri të Kosovës. Kjo është thirrja e kryesuesit të OSBE-së dhe ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, pas ngjarjeve të sotme.

“Si kryesues i OSBE-së, bëj thirrje për deeskalim dhe qetësim të tensioneve. Është thelbësore të ruhet paqja dhe stabiliteti. OSBE-ja është e gatshme të ofrojë ndihmë, dhe Misioni i OSBE-së në Kosovë ka besimin e qytetarëve dhe institucioneve për të ofruar mbështetje”, ka shkruar Osmani.

Ai shtoi se në këtë moment ruajtja e paqes dhe stabilitetit është e një rëndësie vendimtare, duke paralajmëruar se shumë shpejt do të iniciojë sërish vizitë në Mitrovicë

Ndryshe, Policia e Kosovës hyri në objektet komunale të Zveçanit dhe të Zubin Potokut, përkundër rezistencës së një grupi qytetarësh.

Advertisement

Paraprakisht, policia e Kosovës bëri të ditur se po asistonte kryetarët e rinj të komunave veriore: Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, për të hyrë në objektet zyrtare të komunave përkatëse./Telegrafi/

 

 

Bujar Osmani bën thirrje për qetësimin e tensioneve në veri të Kosovës shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy