
Zbardhët dinamika e atentatit me armë mesditën e kësaj të hëne në Vlorë.
Vizion Plus mëson se objektiv i atentatit ka qënë shtetasi Tonin Ramaj.
Advertisement
33-vjecari ishte duke konsumuar kafe në ambientet e jashtme të një lokali në lagjen “Pavarësia”, poshte shtepise se tij.
Në atë moment e kanë goditur disa herë me armë.
Advertisement
Për fatin e tij të mirë, Tonin Rama ka marrë vetëm një plumb në këmb.
Ai u dergua në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Advertisement
Burimet e policisë konfirmojnë që Ramaj ka patur edhe më parë probleme me ligjin.