Madonna në terapi intensive; anulohen të gjitha koncertet

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Madonna, Mbretëresha e popit u detyrua të shtyjë turneun e saj botëror për shkak të një infeksioni të rëndë bakterial për të cilin u shtrua në spital për disa ditë në terapi intensive.

 

Këtë e ka bërë të ditur revista Variety , e cila saktëson se gjendja shëndetësore e këngëtares është duke u përmirësuar. Turneu “Celebration” ishte planifikuar të niste më 15 korrik nga Vankuveri.

 

Advertisement

Lajmin e ka konfirmuar në rrjetet sociale edhe  menaxheri i Madonna-s, Guy Oseary . 

 

“Madonna zhvilloi një infeksion të rëndë bakterial të shtunën më 24 qershor, i cili rezultoi në disa ditë në kujdes intensiv, shëndeti i saj është duke u përmirësuar, por ajo është ende nën trajtim mjekësor. Pritet një shërim i plotë. Në këtë kohë ne do të duhet të pezullojë të gjitha angazhimet, përfshirë turneun”, tha menaxheri i këngëtares.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy