
Një tjetër aksident me një të plagosur rëndë në aksin rrugor Maliq – Korçë. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Bulgarec, vetëm pak kilometra larg qytetit të Korçës.
Një motoçiklist ka qenë duke udhëtuar nga Korça në drejtim të Maliqit kur papritmas mjeti i ka dalë nga kontrolli duke u përplasur me barrierat mbrojtëse të rrugës. Si pasojë e përplasjes së fortë, motoçiklisti ka përfunduar poshtë kanalit te rrugës kryesore.
Megjithëse me drejtuesi i mjetit ka qenë më një skafandër jo funksionale ka marrë plagë të shumta në koke dhe trup, duke rënduar shume situatën shëndetësore të tij.
Burime spitalore janë të rezervuara për gjendjen e të aksidentuarit ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje për të hetuar shkaqet.
Sipas ekspertëve dy janë arsyet, shpejtësia tej normave të lejuara si dhe konsumimi i alkoolit nga ana e motoçiklistit.
Ditën e sotme ky është aksidenti i tretë në rrugen nacionale Zotilan – Bulgarec, i pari ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, me vone ne kryqëzimin e Maliqit dhe ky i pasdites së sotme në afërsi të fshatit Bulgarec. Të tre këto aksidente janë më dëmtime shumë të rëndë, njeri është nisur me helikopter drejt Traumës për mjekim më të specializuar.