Rinumërimi i 18 kutive për Bashkinë Kuçovë ka përfunduar, ndërsa rezultati për fituesin mbetet i njëjtë.
Sipas rinumërimit të kutive në Kolegjin Zgjedhor rezulton se kandidatit të PS, Kreshnik Hajdari i janë hequr 9 vota, ndërsa kandidatit të “Bashkë Fitojmë”, Lefter Maliqi vetëm 4 të tilla.
Advertisement
Megjithatë, kandidati i PS mbetet fitues me 6901 vota, krahas 6224 votave të Lefter Maliqit.
Ishte ky i fundit që kërkoi rinumërim të kutive me pretendimin se procesi i numërimit është shoqëruar me parregullësi.
Advertisement