
Ngjarje e rende pak pas mesnate ne Larushk te Fushe-Krujes.
Shtepia e Gentjan Bejtjes eshte sulmuar me arme nga persona te paidentifikuar.
Sulmi me arme eshte kryer ne para shtepise ne pronesi te shtetasit Gentjan Bejtja.
Policia beri te ditur se nga te shtenat me arme ka mbetur i vdekur Ramazan Sino 29-vjec ( kunati i pronarit te baneses), ndersa te plagosur kane mbetur dy femije 13 dhe 8 vjeç , te shtetasit Gentjan Bejtja.
Njeri prej femijeve, Alvi Bejtja eshte ne gjendje te rende.
Dyshohet se objekti i sulmit te kete qene, Gentjan Bejtja, person i njohur per policine dhe drejtesine, nga te cilit edhe me heret jane kryer dy sulme me arme.
Krujë/Informacion paraprak
Më datë 04.07.2023, rreth orës 00:15, në fshatin Larushk, në Krujë, në oborrin e banesës së shtetasit G. B., në rrethana ende të paqarta janë qëlluar me armë zjarri shtetasit R. S., 46 vjeç dhe A. B., 18 vjeç, (dajë e nip).
Si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë shtetasi R. S., ndërsa shtetasi A. B., ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
AdvertisementShërbimet e Policisë pas marrjes së njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën, kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit/ëve.
Në Tapizë, te lapidari, rreth orës 00:40, është gjetur duke u djegur një automjet dyshohet tip “Volkswagen”.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe vijon veprimet hetimore për sekuestrimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.