Tronditet Fushë-Kruja, 29-vjeçari vritet në oborrin e banesës, plagoset nipi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tronditet Fushë-Kruja, 29-vjeçari vritet në oborrin e banesës, plagoset nipi

Ngjarje e rende pak pas mesnate ne Larushk te Fushe-Krujes.

 

Shtepia e Gentjan Bejtjes eshte sulmuar me arme nga persona te paidentifikuar.

 

Advertisement

Sulmi me arme eshte kryer ne oborrin e baneses ku kane qene shtetasit Ramazan Sino dhe Alvin Bejtja, daje dhe nip.

 

Policia beri te ditur se nga te shtenat me arme ka mbetur i vdekur Ramazan Sino 29-vjec ndersa nipi i tij Alvin Bejtja ka mbetur i plagosur.

 

Advertisement

Banesa e cila ka qene objektiv i ketij atentati te rende eshte ne pronari te shtetasit Gentjan Bejtja , babai i te plagosurit Alvin Bejtja.

 

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 04.07.2023, rreth orës 00:15, në fshatin Larushk, në Krujë, në oborrin e banesës së shtetasit G. B., në rrethana ende të paqarta janë qëlluar me armë zjarri shtetasit R. S., 46 vjeç dhe A. B., 18 vjeç, (dajë e nip).

Advertisement

Si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë shtetasi R. S., ndërsa shtetasi A. B., ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë pas marrjes së njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën, kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit/ëve.

Në Tapizë, te lapidari, rreth orës 00:40, është gjetur duke u djegur një automjet dyshohet tip “Volkswagen”.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe vijon veprimet hetimore për sekuestrimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy