minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
ISHSSH do të bëjë mbikëqyrje të jashtëzakonshme pas rastit me lehonën e cila u hodh nga kati i parë i Gjinekologjisë në Shkup - Struga.info


ISHSSH do të bëjë mbikëqyrje të jashtëzakonshme pas rastit me lehonën e cila u hodh nga kati i parë i Gjinekologjisë në Shkup

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Inspektorati Shtetëror Sanitar Shëndetësor (ISHSSH) do të bëjë mbikëqyrje të jashtëzakonshme të rastit të nënës 39-vjeçare nga Shkupi, e cila të dielën në mbrëmje u hodh nga kati i parë i objektit të Klinikës Gjinekologjike, njofton Ministria e Shëndetësisë. Gjendja e saj shëndetësore edhe sot është e vështirë, ajo po lufton për jetën nëpërkundër operacionit të kryer, pas rënies nga ndërtesa.

“Pas përgatitjes së raportit nga ISHSSH opinioni do të njoftohet me kohë”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

“Pas kontrollit të kryer nga ekipet policore në vendin e ngjarjes, njoftim për masat dhe aktivitetet e ndërmarra është dërguar në Prokurorinë Themelore Publike – Shkup”, njoftojnë nga MPB.

Ndryshe, sot është rënë dakord që çdo të premte në Klinikën për Gjinekologji të ofrohen shërbime nga një psikiatër nga Klinika e Psikiatrisë./Telegrafi/

Advertisement

The post ISHSSH do të bëjë mbikëqyrje të jashtëzakonshme pas rastit me lehonën e cila u hodh nga kati i parë i Gjinekologjisë në Shkup appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy