ISHSSH do të bëjë mbikëqyrje të jashtëzakonshme pas rastit me lehonën e cila u hodh nga kati i parë i Gjinekologjisë në Shkup

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Inspektorati Shtetëror Sanitar Shëndetësor (ISHSSH) do të bëjë mbikëqyrje të jashtëzakonshme të rastit të nënës 39-vjeçare nga Shkupi, e cila të dielën në mbrëmje u hodh nga kati i parë i objektit të Klinikës Gjinekologjike, njofton Ministria e Shëndetësisë. Gjendja e saj shëndetësore edhe sot është e vështirë, ajo po lufton për jetën nëpërkundër operacionit të kryer, pas rënies nga ndërtesa.

“Pas përgatitjes së raportit nga ISHSSH opinioni do të njoftohet me kohë”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

“Pas kontrollit të kryer nga ekipet policore në vendin e ngjarjes, njoftim për masat dhe aktivitetet e ndërmarra është dërguar në Prokurorinë Themelore Publike – Shkup”, njoftojnë nga MPB.

Ndryshe, sot është rënë dakord që çdo të premte në Klinikën për Gjinekologji të ofrohen shërbime nga një psikiatër nga Klinika e Psikiatrisë./Telegrafi/

Advertisement

ISHSSH do të bëjë mbikëqyrje të jashtëzakonshme pas rastit me lehonën e cila u hodh nga kati i parë i Gjinekologjisë në Shkup shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy