
Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar sot se është bërë objektiv i një tjetër hetimi të departamentit të drejtësisë.
Këtë herë ai po verifikohet lidhur me përpjekjet për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.
Advertisement
Në rrjetet sociale, Trump ka sqaruar se është vënë në dijeni të dielën gjatë një darke familjare e se ky njoftim është një tregues se së shpejti ndaj tij mund të ngrihen akuza nga Prokurorët Federalë.
Ish-presidenti shkruan në postimin e tij: “Kjo gjueti shtrigash përbën ndërhyrje në zgjedhje dhe shfrytëzim plotësisht politik të Forcave të Rendit!”
Advertisement