Trump: Shkarkimi? Gjueti shtrigash, kompanitë teknologjike, rreziku më i madh për SHBA

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Plotësimi i tre vendeve në Gjykatën Kushtetuese, çka e bëri atë funksionale pas më shumë se dy vjetësh e sjell më pranë Shqipërinë me standartet e vendosura nga shtetet anëtare të unionit dhe Këshilli Europian.

Kështu ka konstatuar, Ambasadori i BE në Tiranë Luigi Soreca, i cili gjithashtu shprehet optimist se presidenca portugeze do të jetë ajo që do të japë lajmin e mirë për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.

LUIGI SORECA

AMBASADOR I BE NE TIRANE

Advertisement

“Shqipëria mund të arrijë një nisje të shpejtë edhe falë punës së bërë, për shembull, me reformën në drejtësi që mbulon pjesën më të rëndësishme të hapave të parë të këtyre negociatave. E di që ka njëfarë zhgënjimi, por tani jemi vërtet shumë pranë dhe mendoj se gjatë presidencës aktuale portugeze ka vërtet shumë shpresë se do të thirret Konferenca e parë Ndërqeveritare nga Këshilli.”

Ambasadori Soreca nënvizoi se metodologjia e re e ndihmon Shqipërinë të përshpejtojë punën drejt integrimit europian ndërsa garantoi se ka marrë edhe angazhimin e plotë të palës portugeze për këtë.

Deri më sot, Shqipëria i ka ndërmarrë hapat që i janë kërkuar, tani topi është kthyer në fushën e BE-së, dhe është shumë e rëndësishme për BE-në në muajt e ardhshëm, që të japë një përgjigje pozitive. Unë kam besim, siç e thashë, që kjo do të ndodhë gjashtë muajt e ardhshëm. Duhet të marrim gjithashtu parasysh, se zgjedhjet në një vend luajnë rol dhe gjatë përgatitjes së tyre vendit i duhet të përqendrohet shumë tek politika e brendshme.”

Advertisement

Duke komentuar kritikat e kryeministrit Rama mbi ndihmën e mohuar nga Bashkimi Europian për fushatën e vaksinimit, Soreca ka rikujtuar ndihmat e dhëna pas tërmetit nga konferenca e donatorëve si dhe gjatë pandmeisë.

“Më duhet ta pranoj se u habitëm nga deklarata e dhënë nga kryeministri në fillim të vitit, veçanërisht pasi solidariteti i Bashkimit Evropian nuk ka qenë kurrë aq i dukshëm sa në vitin 2020. Unë jam takuar me Ministren e Shëndetësisë, do të takoj edhe ambasadorët e Shteteve Anëtare, për të punuar të gjithë së bashku, për t’u siguruar që javët e ardhshme të ketë më shumë vaksina të disponueshme për qytetarët shqiptarë.”

Advertisement

Soreca nderkohe shprehu binjen se te gjitha palet ne shqiperi do te punojne bashkarisht pwr integrimin.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2020 Struga.info | Privacy policy