
Përmes këngës qytetare, si një buqetë e freskët në temperaturat përvëluese të verës, Shkodra i dha mirëseardhjen turistëve vendas dhe të huaj.
Nga sheshi “Nënë Tereza”, artistët e rinj dhe ata profesionistë, së bashku me grupin “Karajfilat që ka Shkodra”, interpretuan disa prej perlave të këngës qytetare shkodrane.
Qytetarë të shumtë iu bashkuan kësaj nate festive, që pasuron kalendarin e aktiviteteve në kryeqendrën e veriut.
DRITAN MLIKA
UDHEHEQES ARTISTIK
AdvertisementNjë aktivitet që në qendër të saj ka këngën popullore, dhe përccimin e kësaj kënge te brezi i ri.
ASTRIT FANI
MODERATOR
AdvertisementJemi në qendër të Shkodrës me këngë të vjetra të cilat datojnë që nga shek 16 dhe deri më sot vijnë teë freskëta nga interpretimi i artistëve të rinj
Bashkia Shkodër ka vendosur që këtë sezon veror aktivitetet të jenë të përjavshme dhe të shtrihen në qytet dhe zonat turistike të saj.