“Këngë Moj” ndalon në Gramsh, qindra qytetarë kërcejnë me muzikën më të mirë popullore

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mbrëmja e të enjtes ishte e veçantë për Gramshin, falë Maratonës “Këngë Moj” që “trokiti” për të gjallëruar qytetin.

 

Sheshi i mbushur nga mijëra qytetarë, të gatshëm për të kënduar e kërcyer pa u lodhur, u “mbulua” nga tingujt e muzikës tradicionale, por edhe asaj të lehtë, të servirura me shumë dashuri nga këngëtarët më të mirë.

 

Advertisement

Për mbrëmjen festive, që do të keni mundësi ta ndiqni edhe nga ekrani në ditët në vijim, u kujdes veçanërisht edhe Bashkia e Gramshit.

 

Maratona “Këngë Moj”, një produksion i “Vizion Plus” që publiku e ka përqafuar, do të ndalojë pas Gramshit në Devoll, për të falur vetëm emocione dhe argëtim.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy