Koka kërkon kohë për mbrojtjen/ Inceneratori i Fierit, seanca shtyhet për në 6 shtator

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Seanca gjyqësore në të cilën pritej mbrojtja e ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, është  shtyrë, pasi avokatët kërkuan më shumë kohë.

 

Po ashtu edhe avokatët e Klodian Zotos kërkuan që konkluzionet e mbrotjes të mos bëhen sot, pasi koha nuk ka qenë e mjaftueshme për t’u përgatitur.

 

Advertisement

Në këto kushte gjykata vendosi t’u pezullojë afatet e paraburgimit të arrestuarve, përfshirë edhe ish- ministrin Koka.

 

Deri më tani kanë përfunduar mbrojtjen 7 të pandehur nga 15 që ka në total dosja e inceneratorit të Fierit.

 

Advertisement

Seanca e rradhës do të zhvillohet në datën 6 shtator.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy