minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Tjetër krim brenda familjes/ 49-vjeçari në Fier plagos me armë gruan e tij, e reja futet në operacion - Struga.info


Tjetër krim brenda familjes/ 49-vjeçari në Fier plagos me armë gruan e tij, e reja futet në operacion

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tjetër krim brenda familjes/ 49-vjeçari në Fier plagos me armë gruan e tij, e reja futet në operacion

Një tjetër krim brenda familjes është shënuar mbrëmjen e kësaj të shtune në Fier.

 

Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se në lagjen Sheq i Madh, brenda banesës, burri ka plagosur me armë zjarri gruan e tij, 28-vjeçaren me iniciale N.F.

 

Advertisement

Aktualisht e plagosura ndodhet në sallën e operacinit në spitalin e Fierit.

 

Ende nuk dihen motivet e ngjarjes.

 

Advertisement

Autori i ngjarjes është shtetasi me iniciale L.H, bashkeshorti i saj, i cili u arrestua nga policia pak minuta pas ngjarjes.

 

Fier

 

Advertisement

Plagosi me armë zjarri bashkëshorten dhe u largua nga vendngjarja, falë reagimit në kohë të Policisë, kapet dhe vihet në pranga autori.

 

Pas njoftimit të marrë se në lagjen “Sheq i Madh” ka ndodhur një plagosje me armë zjarri, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe nga veprimet e para hetimore, rezultoi se shtetasi R. K., 49 vjeç, pas një konflikti me bashkëshorten e tij, shtetasen N. F., 28 vjeçe, e ka plagosur atë me armë zjarri pistoletë dhe është larguar.

 

Advertisement

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit, kanë rrethuar zonën dhe falë veprimeve të shpejta operacionale, pas disa minutash, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të tij.

 

U sekuestrua në cilësinë e provës materiale arma me të cilën shtetasi R. K. plagosi bashkëshorten e tij.

 

Advertisement

Shtetasja N. F. ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe në bashkëpunim me Prokurorinë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy