Tjetër krim në familje ne Greqi, 54-vjeçari qëllon me 8 plumba gruan në lokalin e vëllait

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tjetër krim në familje ne Greqi, 54-vjeçari qëllon me 8 plumba gruan në lokalin e vëllait

Një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar në Greqi, ku një grua është qëlluar me tetë plumba nga burri i saj 54-vjeçar në zonën e Larisës.

Mediat greke bëjnë me dije se ai është futur në tavernën e vëllait të saj, ku ajo punonte duke qëlluar me armë. Vrasësi u përpoq të arratisej por u ndalua nga policia. Ndërsa ende nuk dihet motivi i krimit.

43-vjeçarja ishte kthyer në fshatin e saj 4-5 muaj më parë për të ndihmuar në biznesin e vëllait të saj, i cili pas disa problemeve me shëndetin ndodhet në një qendër rehabilitimi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy