Pasaportat e kartat në “IdentiTek”/ Kuponet e vjetër do të jenë të vlefshëm

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pasaportat e kartat në “IdentiTek”/ Kuponet e vjetër do të jenë të vlefshëm

Nëse keni blerë një kupon të vjetër për pajisjen me dokumentet e identifikimit biometrik ai nuk është i pavlefshëm.

 

Mjafton të paraqiteni në çdo zyrë të Postës Shqiptare dhe kuponin e vjetër e shndërroni me një të ri, pa asnjë pagesë shtesë.

 

Advertisement

Nga sot në zyrat e Postës Shqiptare janë në shitje edhe kuponët për shërbimin me procedurë të përshpejtuar, pra marrjen e pasaportës për dy deri në tre ditë pas aplikimit.

 

Prej një gushtit dokumentet e identifikimit si kartat dhe pasaportat biometike prodhohen nga kompania shtetërore “IdentiTek”.

 

Advertisement

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ishte në një nga zyrat e saj  ku beri edhe rinovimin e pasaportës së tij biometrike.

 

Kalimi nga privati te shteti nuk solli ndryshim te çmimit për dokumentet e identifikimit.

 

Advertisement

Kartat dhe pasaportat kanë të njëjtën vlerë, përkatësisht  1500 dhe 7500 lekë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy