minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
“Më mirë për Tetovën” ndryshimet në Kodin Penal janë legjitimim i krimit të organizuar - Struga.info


“Më mirë për Tetovën” ndryshimet në Kodin Penal janë legjitimim i krimit të organizuar

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nisma qytetare “Më mirë për Tetovën” përmes një kumtese reagoi për propozim ndryshimet e Kodit Penal. Sipas tyre kjo do të nënkuptojë legjitimim të krimit të organizuar.

“Propozim-ndryshimet e Kodit Penal që u gjendën sot para deputetëve i vlerësojmë si legjitimim të krimit të organizuar dhe stimulim edhe më të madh të korrupsionit nga politikanët. Me këtë i hudhet benzin zjarrit të kulturës së pandëshkueshmërisë e cila e ka kapluar këtë vend që mundohet të bëhet shtet. Shteti i së drejtës nuk egziston. Tre partitë më të mëdha janë shëndërruar në trekëndësh të Bermudeve që rrënojnë çdo ëndërr se në këtë shtet ja vlen të jetohet. Me këtë i hapet rruga edhe hovit të shpërnguljeve masive, me çka brezat që vijnë, këtu nuk shohin më të ardhme – si pasojë e politikanëve hajdutë”. thonë nga nisma qytetare “Më mirë për Tetovën”.

Sipas tyre, këto ndryshime ndodhin edhe me miratim të heshtur të bashkësisë ndërkombëtare.

“Për fat të keq i gjithë ky teatër i shëmtuar bëhet për pazare për të siguruar ndryshimet kushtetuese në emër të integrimeve evropiane. Ajo që është zhgënjyese për qytetarët është se e gjithë kjo e keqe që po na ndodh sot para syve, kalon pa asnjë reagim të faktorëve ndërkombëtarë duke lënë një shije të keqe për të besuar se e gjithë kjo bëhet edhe me miratimin e tyre të heshtur”, theksojnë nga nisma qytetare “Më mirë për Tetovën”.

Advertisement

The post “Më mirë për Tetovën” ndryshimet në Kodin Penal janë legjitimim i krimit të organizuar appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy