minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
LSDM thotë se me ndryshimet në Kodin Penal do të ketë konfiskim të zgjeruar - Struga.info


LSDM thotë se me ndryshimet në Kodin Penal do të ketë konfiskim të zgjeruar

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Zgjerimi i konfiskimit, e cila është e siguruar me ndryshimin e Kodit Penal është armë në luftën kundër krimit, veçanërisht krimit të organizuar dhe korrupsionit”, thonë nga LSDM pasi u votuan ndryshimet në Kodin Penal për uljen e dënimeve me burg për krimet të cilat kryhen nga funksionarët shtetëror.

Nga LSDM thonë se ndryshimi i nenit 98-a të Kodit Penal krijon një mundësi ligjore për zbatimin më të madh të masës së konfiskimit nga ana e gjyqtarëve duke zgjeruar fushën e krimeve për të cilat mund të zbatohet konfiskimi i zgjeruar.

“Kjo nënkupton gjithashtu rritjen e efikasitetit dhe efektivitetit në luftën kundër krimit, gjë që është veçanërisht e rëndësishme”.

“Ndryshimi i Kodit Penal është edhe në drejtim të harmonizimit me legjislacionin evropian, sepse arrihet pajtueshmëri e plotë me Direktivën 2014/42/BE për ngrirjen dhe konfiskimin e sendeve dhe dobive pasurore të fituara me vepra penale në Bashkimin Evropian”, thonë nga LSDM./Telegrafi/

Advertisement

The post LSDM thotë se me ndryshimet në Kodin Penal do të ketë konfiskim të zgjeruar appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy