![Tiranë/ Pallati nën “pushtetin” e flakëve, tymi mbulon të gjithë zonën](https://www.vizionplus.tv/wp-content/uploads/2023/09/zjarrrr-643x400.jpg)
Flakët që përfshinë katin e fundit të pallatit në zonën e “Ish-Nisharakut” në kryeqytet, janë përhapur duke rrezikuar të gjithë pallatin. Tymi ka mbuluar edhe pallatet përreth, ndërsa forcat zjarrfikëse po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve.
Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar nga flakët apo tymi. Policia ka vendosur perimetër sigurie dhe nuk lejon që qytetarët të afrohen në vendngjarje.
Advertisement