Përplasjet brenda PD-së/ Ambasada e SHBA: Nuk i zgjedhim ne kryetarët, qëndrimi për “non gratat” është i pandryshuar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Përplasjet brenda PD-së/ Ambasada e SHBA: Nuk i zgjedhim ne kryetarët, qëndrimi për “non gratat” është i pandryshuar

Ambasada amerikane në një reagim ka deklaruar se SHBA-të besojnë se institucionet demokratike funksionale, përfshi një opozitë, janë jetike për çdo demokraci të shëndetshme.

 

Në reagim ambasada komenton dhe përplasjet brenda PD-së, duke thënë se nuk i zgjedh ambasada kryetarët e partive.

 

Advertisement

Më tej nënvizon se vazhdon të ketë të njëjtin qëndrim për individët e shpallur non grata në Shqipëri.

“Shtetet e Bashkuara besojnë se institucionet demokratike funksionale, përfshi një opozitë, janë jetike për çdo demokraci të shëndetshme. Shtetet e Bashkuara takohen rregullisht me komisionet parlamentare në lidhje me legjislacion kyç, të tillë si ai për Avokatin e Popullit, i cili luan një rol të rëndësishëm në reformën në drejtësi. Nuk është roli i ambasadës që të zgjedhë se kush udhëheq partitë politike në Shqipëri. Gjithashtu, nuk e kemi ndryshuar pozicionin tonë në lidhje me individë të shpallur (non-grata) në Shqipëri dhe nxisim të gjithë aktorët që të shqyrtojnë me kujdes angazhimet e tyre me figura të tilla”, thuhet në njoftim.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy