Begaj mban fjalën në Asamblenë e OKB: Shtetet të njohin Pavarësinë e Kosovës, Shqipëria kontributor në paqen e Ballkanit Perëndimor

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Begaj mban fjalën në Asamblenë e OKB: Shtetet të njohin Pavarësinë e Kosovës, Shqipëria kontributor në paqen e Ballkanit Perëndimor

Kreu i Shtetit, Bajram Begaj po mban sot fjalën e tij në Sesionin e 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, që po zhvillohet në Nju Jork.

 

Në fjalën e tij, presidenti vë në dukje rolin e Shqipërisë dhe Kosovës në rajon e jo vetëm, si partnere të palëkundura te demokracisë dhe barazisë. Ai thekson se Shqipëria në të gjithë historinë e saj ka ruajtur raporte të mira me fqinjësinë, duke mos provokuar kurrë konflikt.

 

Advertisement

“Si pjesë e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria vazhdon të japë kontribut të palëkundur për paqen dhe stabilitetin në këtë rajon.

 

Shqiptarët luajnë një rol vendimtar në Evropën Juglindore. Ne përbëjmë shumicën në dy Republika të pavarura, Shqipëri dhe Kosovë, formojmë një pakicë themelore në Maqedoninë e Veriut dhe Mal të Zi, si dhe pakicë të rëndësishme në jugun e Serbisë.

 

Advertisement

Gjatë gjithë historisë sonë, Shqipëria i është përmbajtur një politike të marrëdhënieve të miqësisë dhe fqinjësisë së mirë. Jemi thellësisht të shqetësuar  për krizat e herëpashershme që përsëriten në marrëdhëniet mes fqinjëve.

 

Si Shqipëria, ashtu edhe Kosova kanë mbrojtur vazhdimisht paqen mbi tensionet dhe konfliktet, dhe ne mbetemi të përkushtuar në këtë rrugë”, tha ai.

 

Advertisement

Ai ka bërë thirrje që shtetet që ende nuk e njohin Kosovën si shtet të pavarur, ta ndërmarrin këtë hap.

 

“Kosova ka dëshmuar se dhimbja nuk ka nevojë të lindë armiqësi; ajo duhet të përkthehet në mirëkuptim dhe mbështetje.

 

Advertisement

Gjithsesi Kosova është ende në pritje të njohjes së pavarësisë së saj nga shumë vende. Shpresoj që këto vende së shpejti do ta njohin kontributin e Kosovës për një komunitet global më të drejtë, më paqësor dhe do t’i japin Kosovës njohjen që meriton”, tha ai.

 

Nga ana tjetër, Begaj deklaroi se bota po përballet me sfida, por kombet duhet të përballen dhe mposhtin ato.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy