“Zgjerimi, pozitiv për paqen e prosperitetin”, Presidenti i PE mbështet anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në BE

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Zgjerimi, pozitiv për paqen e prosperitetin”, Presidenti i PE mbështet anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në BE

Presidenti i Parlamentit Evropian David Sassoli ka mbështetur integrimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Sassoli është shprehur se zgjerimi i BE, do të ishte një hap pozitiv për paqe dhe prosperitet.

“Zgjerimi mund të sjellë përfitime të mëdha si në rajon dhe në Evropë në tërësi, duke ndihmuar në sigurimin e një kontinenti të qëndrueshëm, të prosperuar dhe paqësor,” tha Sassoli, sipas raportimeve të gjermanes Funke Mediengruppe.

Megjithatë, se kur do t’i bashkohen unionit shtetet e Ballkanit Perëndimor kjo varet nga përmbushja e kushteve

“Reformat duhet të përfundojnë ende në secilin prej këtyre vendeve,” tha Sassoli, duke shtuar se Bashkimi Evropian gjithashtu duhet të mbajë premtimet e tij dhe të njohë përparimin.

Advertisement

BE tashmë po kryen bisedime pranimi me Malin e Zi dhe Serbinë, ndërsa Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë kandidatë zyrtarë. Maqedonia e Veriut muajin e kaluar mori mbështetjen e Austrisë, Republikës Çeke dhe Sllovenisë për të filluar bisedimet me BE. Bosnje-Hercegovina dhe Kosova deri më tani janë konsideruar kandidate të mundshme për negociata.

Procesi i zgjerimit të BE-së është përballur me sfida të mëdha, disa prej tyre të rrënjosura në ndarjet etnike në vendet e Ballkanit Perëndimor. Kërkohet unanimitet nga të gjithë anëtarët e BE-së për miratimin e kornizës negociuese.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy