
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani ka patur një takim me ambasadoren e Izraelit në Shqipëri Galit Peleg, ndërsa i ka shprehur mbështetjen e palëkundur të vendit tonë në përballjen e armatosur me Hamasin.
Në një postim në rrjetin social “X”, ministri Hasani shkruan se Shqipëria dënon sulmet e Hamasit ndaj Izraelit, që shënjestrojnë civilët e pafajshëm.
Advertisement
“Sot, i shpreha personalisht Ambasadores së Izraelit në Shqipëri, znj. Galit Peleg, mbështetjen dhe solidaritetin e palëkundur të Shqipërisë për Izraelin gjatë këtyre momenteve të tmerrshme. Ne dënojmë fuqimisht sulmet e Hamasit ndaj Izraelit, të cilat shënjestrojnë civilët e pafajshëm”, shkruan Hasani në “X”