
Policia në Bruksel ka qëlluar me armë një person, i cili sipas autoriteteve mendohet të jetë autori i dyshuar i sulmit të armatosur që vrau dy tifozë suedezë të hënën në mbrëmje. Ai u qëllua në një kafene në lagjen Schaerbeek, raportuan mediat lokale.
Prokurorët belgë, shkruan BBC, konfirmuan incidentin, por thanë se nuk mund të konfirmonin ende nëse personi ishte sulmuesi, Abdesalem L. Brukseli ka qenë në alarmin më të lartë terrorist pas sulmit të së hënës.
Personi që u qëllua ka të ngjarë të jetë i dyshuari dhe mund të ketë vdekur rrugës për në spital, tha Ministrja e Brendshme belge Annelies Verlinden.
Sulmi ndodhi mbrëmjen e përballjes mes Belgjikës kundër Suedisë, një ndeshje kualifikuese për Kampionatin Evropian 2024 në Heyel stadium, rreth pesë kilometra larg vendit të ngjarjes. Kujtojmë se ndeshja u ndërpre. Gjithashtu ky sulm ndodhi në një kohë kur vigjilenca është ngritur për shkak të luftës së vazhdueshme mes Izraelit dhe Hamasit, e cila i ka rritur tensionet në disa vende evropiane.