minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Sot asnjë viktimë dhe 163 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni - Struga.info


Sot asnjë viktimë dhe 163 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut informon se në 24 orët e fundit janë bërë 1636 testime për coronavirus, ndërsa 163 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej tyre në Shkup ka 52, Kumanovë-21, Dibër-2, Shtip-33, Tetovë-4, Strugë-7, Veles-2, Manastir-5, Ohër-1, Kavadar-4, Gostivar-17, Strumicë-2, Koçan-2, Probishtip-2, Demir Hisar-3, Makedonski Brod-1, Shën Nikollë-3, Kërçovë-1, Resnjë-1.

Pas disa ditëve me radhë, në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë.

Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 69 pacientë të shëruar. Prej tyre në Shkup-31, Dibër-1, Shtip-10, Prilep-4, Tetovë-1, Veles-3, Kavadar-2, Gostivar-6, Probishtip-1.

Advertisement

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 9412, prej të cilëve 4940 janë shëruar, ndërsa 432 kanë ndërruar jetë. Për momentin raste aktive janë 4040./Telegrafi/

The post Sot asnjë viktimë dhe 163 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy