minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Sot 163 raste të reja dhe tre viktima nga COVID-19 në Maqedoni - Struga.info


Sot 163 raste të reja dhe tre viktima nga COVID-19 në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 1074 teste për coronavirus, ndërsa 163 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej tyre, 70 janë nga Shkupi, 25 nga Tetova, 2 nga Kumanova, 6 nga Dibra, 14 nga Shtipi, 2 nga Prilepi, 4 nga Struga, 2 nga Velesi, 1 nga Manastiri, 9 nga Ohri, 2 nga Kavadari, 11 nga Gostivari, 1 nga Strumica, 2 nga Kriva Pallanka, 3 nga Koçani, 4 nga Shën Nikolla dhe 4 nga Resnja.

MSH informon se janë regjistruar edhe tre viktima si pasojë e coronavirusit.

Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 40 pacientë të shëruar, prej tyre 6 nga Shkupi, 9 nga Tetova, 1 nga Kumanova, 16 nga Shtipi, 2 nga Velesi, 1 nga Manastiri, 2 nga Gostivari dhe nga një në Koçan dhe Resnjë.

Advertisement

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 5758, prej të cilëve 2206 janë shëruar, ndërsa 268 kanë ndërruar jetë./Telegrafi/

The post Sot 163 raste të reja dhe tre viktima nga COVID-19 në Maqedoni appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy