
“Ndaloni bombat dhe shpëtoni jetë. 3000 fëmijë të pafajshëm janë vrarë nga Izraeli në tre javët e fundit.”
Kështu tha në seancën e posaçme urgjente të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, dmbasadori palestinez në OKB, Ryad Mansour.
“A është kjo lufta që disa prej jush po e mbrojnë? A mund të mbrohet kjo luftë? Këto janë krime, këto janë barbari. Ndaloni për jetët që ende mund të shpëtohen.”, shtoi ai.
Me heret pasditen e kesaj te enjteje, Hamasi ka publikuar një listë me rreth 7000 emra që pretendon se janë njerëz të vrarë në sulmet izraelite në Gaza pas 7 tetorit.
Lista u publikua një ditë pasi presidenti i SHBA Joe Biden tha se nuk i besonte shifrat e numrit të vdekjeve të dhëna nga fraksioni palestinez.
Lista me 6747 emra specifikon gjininë, moshën dhe numrat e kartës së identitetit të të vrarëve. Qeveria e Hamasit thotë se është në pritje të verifikimit të identitetit të 281 trupave të tjerë.