Franca bën thirrje për qindra kamionë ndihmash të dërgohen çdo ditë për Gazën: Hap i nevojshëm

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Franca bën thirrje për qindra kamionë ndihmash të dërgohen çdo ditë për Gazën: Hap i nevojshëm

 

Franca ka bërë thirrje që qindra kamionë ndihma të dërgohet çdo ditë në Gaza, si një nevojë emergjente për mbijetesën e civilëve.

 

Ministrja e Jashtme francize, Catherine Colonna, tha se ndihma është domosdoshmëri dhe duhet dërguar sa më shpejtë.

Advertisement

 

“Është absolutisht e nevojshme që të dërgohet ndihma në Gaza në një mënyrë të qëndrueshme sa më shpejt të jetë e mundur, në vëllime dukshëm më të mëdha”, tha Colonna, duke shtuar se inspektimet në kamionët e ndihmave ishin një pengesë për rrjedhën e furnizimeve të nevojshme. 

 

Colonna tha se kishte 170 njerëz në Gaza, sigurinë e të cilëve Franca dëshironte të siguronte, duke përfshirë rreth 50 qytetarë francezë, punonjës të OJQ-ve, së bashku me familjet e tyre dhe punëtorët në qendrën kulturore franceze në Gaza.

Advertisement

 

Thirrja e Colonna-s për ndihmë vjen pasi BE-ja njoftoi se do të siguronte 50 milionë euro shtesë në ndihmë humanitare për Gazën.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy