Populli palestinez në luftë për mbijetesë, Blinken bën thirrje që kalimi në Rafah të mbetet i hapur

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Populli palestinez në luftë për mbijetesë, Blinken bën thirrje që kalimi në Rafah të mbetet i hapur

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken bëri thirrje që kalimi i Rafahut të mbetet i hapur në mënyrë që të përmbushen nevojat jetike të civilëve në Gaza.

 

Blinken falënderoi Egjiptin, Izraelin dhe Kombet e Bashkuara për ndihmën në lehtësimin e autokolonës me 20 kamionë që transportoi ndihma humanitare në Gaza. Populli në Gaza po vuan mungsën e ujit, ushqimit dhe medikamenteve, duke vënë në rrezik mbijetesën e tyre.

 

Advertisement

Në kuadër të kësaj nevoje, Blinken tha se vendkalimi duhet të mbetet i hapur dhe SHBA-ja do të theksojë rëndësinë e respektimit të ligjit të luftës.

 

“Jetët e civilëve duhet të mbrohen dhe ndihma duhet të arrijë urgjentisht tek ata në nevojë. Ne do të vazhdojmë të punojmë ngushtë me partnerët në rajon për të theksuar rëndësinë e respektimit të ligjit të luftës, mbështetjen e atyre që po përpiqen të ofrojnë ndihmë, dhe lehtësimin e aksesit në ushqim, ujë, kujdes mjekësor dhe strehim për qytetarët kudo që ndodhen në Gaza”, tha ai.

 

Advertisement

Blinken tha gjithashtu se SHBA do të vazhdojë të punojë për të nxjerrë qytetarët amerikanë të sigurt nga Gaza.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy