
Izraeli vijon sulmet e pergjakshme ne Rripin e Gazes
Ushtria izraelite ka deklaruar se e ka rrethuar qytetin dhe ka shenjestruar infrastrukturen e Hamasit.
Ndërkohë edhe ne Bregun perendimor 9 palestineze jane vrare , ndersa 37 te tjere jane arrestuar. Po ashtu Izraeli ka bere me dije se ka eleminuar nje grup luftëtarësh të Hezbollahut në Liban .
Bilanci sa vjen e rritet. Raportohet per te pakten 9061 jete te humbura nga rradhet e palestinezeve ndersa me shume se 1400 jane vrare ne Izrael.
Zedhenesi i ushtrise izraelite Daniel Hagari ka konfirmuar se numri i njerezve qe mbahen rober ne Gaza eshte 241 , ndersa sipas tij 338 ushtare jane vrare qe nga fillimi i luftes.
Qytetarët që posedojne pasaporta te huaja kanë udhëtuar drejt jugut të Rripit te Gazes ndërsa presin të gjejnë emrin e tyre në listë që do t’u mundësonte të largoheshin përmes pikës kufitare Rafah me Egjiptin.
Raportohet se rreth 100 shtetas britanikë janë në listën e personave të miratuar për t’u larguar kete te premte.
Nga ana tjeter Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka mbërritur në Izrael, ku pritet të zhvillojë diskutime me qeverinë.
Kjo është vizita e dytë e tij që kur Hamasi nisi sulmin më 7 Tetor dhe Izraeli filloi ofensivën hakmarrëse në Gaza.
Udhëtimi i tij do të ketë në fokus mbrojtjen e civilëve ne Gaza.
Para nisjes zyrtari I larte amerikan u shpreh se do të kërkoje masa konkrete nga autoritetet ne tel aviv për të minimizuar rrezikun per civilet.