Tërmeti i fuqishëm në Turqi/ Rëndohet bilanci i viktimave

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tërmeti i fuqishëm në Turqi/ Rëndohet bilanci i viktimave

Është rënduar më shumë bilanci i viktimave nga tërmeti që goditi Turqinë ditën e djeshme.

 

Mësohet se janë 4300 qytetarë turk dhe sirianë që kanë humbur jetën.

 

Advertisement

Mes viktimave, është edhe një nënë e re, e cila ndërroi jetë sapo solli në jetë foshnjën e saj nën rrënoja.

 

Lëkundjet fatale zgjatën rreth një minutë dhe u ndjenë deri në Qipro, Egjipt dhe Liban.

 

Advertisement

Shërbimi Gjeologjik i SHBA tha se tërmeti me magnitudë 7.8 goditi në orën 04:17 me orën lokale në një thellësi prej 17.9 km pranë Gaziantep. Ministri i Brendshëm turk, Suleymon Soylu tha se janë prekur 10 qytete: Gaziantep, Kahramanmaras, Hatay, Osmaniye, Adiyaman, Malatya, Sanliurfa, Adana, Dijarbakir dhe Kilis.

 

Ndërkohë që rreth 65 vende të botës kanë dërguar ndihma dhe ekipe të kërkim-shpëtimit. Puna po vijon akoma për nxjerrjen e personave të tjerë që kanë mberur të bllokuar, ndërsa kushtet atmosferike janë në disfavor, për shkak të temperaturave nën zero dhe reshjeve të dëborës.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy