Tërmeti i tmerrshëm në Indonezi; rëndohet shumë bilanci i viktimave

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tërmeti i tmerrshëm në Indonezi; rëndohet shumë bilanci i viktimave

Një tërmet vdekjeprurës ka goditur këtë të hënë ishullin Java në Indonezi duke shkaktuar vdekjen e të paktën 56 personave dhe duke lënë të plagosur mbi 700 të tjerë.

 

Tërmeti me magnitudë 5.6 dhe me thellësi 10 kilometra goditi ishullin më të populluar të vendit, duke dëmtuar edhe qindra banesa.

 

Advertisement

Forcat e emergjencave ndihmuan banorët që kishin mbetur nën rrënoja si dhe evakuan ata pranë brigjeve ndonjë cunami të mundshëm.

 

Indonezia, një vend me më shumë se 270 milionë banorë goditet shpesh nga tërmete, shpërthime vullkanike dhe cunami për shkak të vendndodhjes në të ashtuquajturën “Unazën e Zjarrit”, në oqeanin Paqësor.

 

Advertisement

Në shkurt, një tërmet me magnitudë 6.2 vrau të paktën 25 njerëz dhe plagosi më shumë se 460 të tjerë në provincën e Sumatrës, ndërsa në janar të vitit të kaluar një tërmet me magnitudë 6.2 shkaktoi mbi 100 viktima, ndërsa u plagosën 6,500 persona.

 

Tërmeti më i fuqishëm që ka goditur vendin ishte a i vitit 2004, i cili provokoi një cunami që la pas 230,000 viktima.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy