
Marrëveshja me Shqipërinë për ngritjen e nje kampi emigrantësh, e shpallur diten e hene, mund të bëhet “model bashkëpunimi mes vendeve të BE-së dhe vendeve jo-BE për menaxhimin e flukseve migratore”.
Është një marrëveshje “e cila forcon partneritetin strategjik midis Italisë dhe Shqipërisë dhe në thelb ka tre objektiva: të luftojë trafikimin e qenieve njerëzore, të parandalojë flukset e parregullta migratore dhe të mirëpresë në Evropë vetëm ata që kanë vërtet të drejtën e mbrojtjes ndërkombëtare”, shton Meloni.
Nderkohe nga ana tjeter për sekretaren e Partisë Demokratike Elly Schlein marrëveshja “duket se është në kundërshtim të hapur me rregullat e së drejtës ndërkombëtare dhe të së drejtës europiane”.
Schlin, shtoi se Meloni më tepër “të bindë aleatët e saj nacionalistë evropianë që të ndajnë mirëseardhjen dhe të mos e lënë Italinë vetëm”.
Marreveshja mes dy vendeve , e bere publike te henene nga kryeministray e d vendeve, parashikon qe ne Shqiperi te ndertohet nje kamp emigrantesh nen juridiksionin e Italise ku do te priten rreth 36 mije emigrante ne vit/ Ansa