minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Sela takon disa ambasadorë, diskutojnë për procesin zgjedhor në Maqedoninë e Veriut - Struga.info


Sela takon disa ambasadorë, diskutojnë për procesin zgjedhor në Maqedoninë e Veriut

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kreu i ASH-së, Ziadin Sela takoi ambasadorin e BE-së, Samuel Zhbogar, ambasadorin e Francës, Christian Thimonier dhe ambasadorin e Gjermanisë, Anke Holstei.

Sipas njoftimit të ASH-së, gjatë këtyre takimeve u diskutua për procesin zgjedhor ku edhe u paraqitën vërejtjet serioze nga ana e kryetarit të ASH-së Ziadin Sela, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Më tej u diskutua për procedurat gjyqësore të nisura nga koalicioni Tash është Koha, ankesat e parashtruara në KQZ, Gjykatën Administrative etj, si dhe për protestën e paralajmëruar për ditën e hënë në mbrojtje të demokracisë me moton Zgjedhje PO Vjedhje JO”, thuhet në njoftim.

Më tej shtohet se në këto takime interes i veçantë u tregua edhe rreth përbërjes së ardhshme qeveritare, si dhe rolit faktorizues dhe legjitimit të koalicionit AA.

Advertisement

“Në takim i theksua se demokratizimi i vendit si dhe sfidat në drejtim të antarësimit të vendit në BE me çrast Kryetari Sela i ka informuar ambasadorët se shteti ligjor, integrimi i vendit në BE , zhvillimi ekonomik do të jenë prioritete politike, për t’ju siguruar qytetarëve jetë më të mirë dhe shtet të barabartë për të gjithë”, thuhet në fund të kumtesës së ASH-së./Telegrafi/

The post Sela takon disa ambasadorë, diskutojnë për procesin zgjedhor në Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy